Mundësi punësimi: InterAdria shpall konkurs për teknik të kabllove.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 25-10-2017 deri 08-11-2017.

TEKNIK KABLLOR

Kompania InterAdria në kuadër të aktivitetit të dendësuar të punëve ka bërë planifikimet për angazhimin e një profili kuadrosh të përshkruar më poshtë.

PËRSHKRIMI

  • Shtrirjen dhe tërheqjen e kabllove (optike, koaksiale, bakrit, UTP/STP/SFTP etj.) në shtylla të ndryshme, në ndërtesa të banimit, dhe/apo në ndërtesa afariste
  • Shtrirjen dhe tërheqjen e kabllove në infrastrukturë nëntokësore me kompresorë me presion (Fiber Blowing) dhe me dorë
  • Shtrirjen dhe tërheqjen e kabllove elektrike
  • Montimin e kanaleve dhe gypave sipas nevojës në mure dhe dysheme
  • Montimin dhe instalimin e pajisjeve të ndryshme infrastrukturore të kabllimit
  • Montimin e kutive shpërndarëse me madhësi të ndryshme përbrenda objekteve të banimit dhe sipas nevojës
  • Shpimi i vrimave për hyrjen me kabllo në brendësi të ndërtesave, pusetave etj.

Aplikoni në: jobs@interadria-ks.com