Implementimi i rrjetit 5G nga InterAdria & NOKIA për herë të parë në Kosovë

Jemi të lumtur të njoftojmë për  implementimin e rrjetit 5G për herë të parë në Kosovë!

Me partnerin tonë gjigant NOKIA, ne kemi implementuar rrjetin 5G në Kolegjin UBT.
Falë kësaj marrëveshjeje, InterAdria po fuqizon transformimin digjital për zgjidhje të wirelesit privat me paisjet Nokia DAC, edhe për klientët e tjerë.

NOKIA DIGITAL AUTOMATION CLOUD (NDAC):

Platforma e digjitalizimit të shkallës industriale E2E në 5G. Lidhshmëria. Aplikacioni. Ekosistemi i pajisjes.

Përshpejtoni transformimin tuaj digjital me një platformë të thjesht dhe të sigurt të rrjetit privat pa tel (wireless).

Nokia Digital Automation Cloud (DAC) është një rrjet pa tel (wireless) privat me performancë të lartë, nga një skaj në tjetrin, dhe një platformë kompjuterike. Si shërbim, ju lejon të kombinoni lidhjen plug-and-play 4G dhe 5G me menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave në terren për të mbështetur aplikimet në kohë reale për prodhimin smart, mirëmbajtjen dhe operacionet në distancë.


Një platformë nga njëra anë në tjetrën që e bën të lehtë rrjetin privat pa tel (wireless) dhe automatizimin:

  • Një zgjidhje gjithëpërfshirëse
  • Portal menaxhues të thjesht dhe të fuqishëm
  • Teknologji e vërtetuar pa tel (wireless), e re 5G SA
  • E lehtë për tu menaxhuar

NDAC menaxheri ju lejon të:

  • Menaxhoni dhe monitoroni performancën e paisjeve tuaja, përmes një xhami të vetëm
  • Filloni me një numër pajisjesh dhe shkallëzoni sipas nevojave
  • Vendosni me lehtësi pajisjet e përdoruesit, të cilat lidhen automatikisht me rrjetin tuaj
  • Ndryshoni parametrat e pajisjes nëse rasti juaj i përdorimit ndryshon
  • Zbatimi i veprimeve masive, filtrim i avancuar dhe grupim i pajisjeve
  • Përshtatni operacionet bazuar në kërkesat e biznesit, të tilla si gjeo-rrethimi

Nokia DAC ju mundëson:

  • Lehtësi në vendosjen e një rrjeti pa tel (wireless) privat të shkallës industriale
  • Besueshmëri të lartë me teknologjinë e provuar 4G/LTE, 5G dhe MulteFire
  • Lidhshmëri të thjesht plug-and-play për të gjitha paisjet tuaja
  • Kontroll të plotë mbi krijimin dhe menaxhimin e rrjeteve multi-lokale
  • Vonesë të ulët dhe siguri të lartë
  • Mbulim të gjerë dhe të thellë
  • Menaxhimi të besueshëm të QoS
  • Shkallëzueshmëri të lehtë, lart e poshtë

Zgjidhjet sipas industrisë:

  • Së përpunimit
  • Logjistikës dhe Transportit
  • Minierave, Naftës dhe Gazit
  • Shërbimeve komunale
  • Sigurisë publike
  • Qyteteve Smart dhe Agrikultura Smart
  • Rrjeteve Smart dhe shoqërisë më të sigurtë

©NOKIA & IA