We are hiring

Inxhinier/e të shitjes për dep. të Inxhinierisë dhe Telekomit

Detyrat Kryesore

– Identifikimi i produkteve dhe zgjidhjeve teknike të ndryshme të sistemeve të Inxhinierisë dhe Telekomunikimit (sisteme të sigurisë, energjetikë, UPS, ftohjes precize, automatizimit, sistemeve të komunikimit, etj.),

– Identifikimi i produkteve dhe zgjidhjeve teknike të ndryshme sipas kërkesave të klientëve.

– Komunikimi me prodhues dhe distributorë lokal dhe të jashtëm në gjuhen shqipe dhe angleze.

– Pregaditja e ofertave dhe dokumenteve të nevojshme administrative, teknike dhe financiare për sistemet e ndryshme të inxhinierisë dhe telekomunikimit, sipas kërkesave të klientëve.

– Realizimi i procesit të porosive dhe liferimeve sipas afateve të caktuara.

– Punë në grup dhe komunikim i mirëfilltë me ekipen.

– Realizimi i procesit të mësimit nga udhëheqësit e departmentit.

– Realizimi i detyrave të punës në periudha kohore me afate të caktuara (deadline). 

Kërkesat për kualifikim

– Aftësi për të identifikuar pajisje dhe zgjidhje teknike të ndryshme.

– Njohuri bazike teknike për sistemet e lartëpërmendura.

– Aftësi komunikuese biznesore bazike për të diskutuar me prodhues dhe distributorë të ndryshëm lokal dhe të jashtëm.

– Njohuri të gjuhës angleze në të shkruar, lexuar dhe komunikuar, në nivel profesional.

– Preferohet të ketë së paku 2 vite përvojë pune në shitjen e produkteve të inxhinierisë.

– E preferuar: Diplomë bachelor në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

– E preferuar: Certifikime/Trajnime në fushën e inxhinierisë dhe telekomit apo certifikime/trajnime në fushën e shitjes (Sales).

Përshkrim

Pozita e kërkuar e nivelit mesatarë të pregaditjes për detyrat sipas përshkrimit, pregaditja dhe realizimi i të gjitha fazave të mësimit dhe realizimit të detyrave të punës në koordinim me udhëheqësit e departamentit.

Të interesuarit mund të aplikojnë në emailin: [email protected]interadria-ks.com

Afati i fundit për aplikim: 23-07-2021