
06 Sep Teknik Fillestar të Terenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zbaton detyrat e dhëna nga udhëheqësit e grupeve;
- Realizon instalimin, testimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe sistemeve inxhinierike, sipas standardeve teknike të aplikueshme;
- Pjesë e grupeve teknike në implementim të sistemeve të ndryshme inxhinierike: elektrike, UPS, automatizimit, sigurisë, mekanike, ngrohjes dhe ftohjes, fibrit optik, rrjetit kabllorë dhe wireless, etj. përfshirë infrastrukturen përcjellëse;
- Zbaton rregullat e sigurisë në punë, manualet e udhëzimeve, skicat dhe instalimin sipas specifikimeve të pajisjeve;
- Respekton afatet kohore të caktuara për implementimin e projekteve ;
- Përdor në mënyrë efektive burimet, teknologjinë dhe mjetet në dispozicion për punë;
- Zbaton dhe respekton të gjitha standardet, udhëzimet, rregulloret, politikat dhe procedurat e departamentit dhe kompanisë;
Kualifikimi dhe përvoja:
- Shkollimi i mesëm i përfunduar;
- Dëshmi mbi përgatitjen profesionale ose kualifikimet teknike;
- Përvojë pune e dëshmuar në lëminë e njejtë ose të ngjajshme (e preferueshme);
- Aftësi për punë në lartësi, shtylla telekomunikuese, etj ( e preferueshme) për të cilat kompania ofron trajnimet adekuate ;
- Aftësi të mira për punë në grup dhe bashkëpunues me të tjerët për të zbatuar detyrat e departamentit;
- Patent shoferi (e preferueshme);
Ne ofrojmë:
Zhvillim professional;
Pagë konkuruese;
Mundësi transferi jashtë vendit;
Ky përshkrim i punës nuk ka për qëllim të jetë një listë e plotë e të gjitha përgjegjësive, detyrave apo aftësive të kërkuara nga aplikuesi. Për shkak të ndryshimit të natyrës së punës është subjekt i shqyrtimit dhe ndryshimit në çdo kohë, me ose pa paralajmërim!
Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund aplikojnë duke dorëzuar CV-në dhe kopje të dokumenteve të kualifikimeve profesionale në e-mail adresën e kompanisë: [email protected].
Data e fundit e aplikimit: 20.09.2021