Teknik Kabllor

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Shtrirja dhe tërheqja e kabllove (optike, koaksiale, bakrit, UTP/STP/SFTP etj.) në shtylla betoni dhe druri, në ndërtesa të banimit, dhe në ndërtesa afariste;
• Shtrirja dhe tërheqja e kabllove në infrastrukturë nëntokësore me kompresorë me presion (Fiber Blowing) dhe me dorë;
• Shtrirja dhe tërheqja e kabllove elektrike;
• Montimi i kanaleve dhe gypave sipas nevojës në mure dhe dysheme;
• Montimi dhe instalimi i pajisjeve të ndryshme infrastrukturore të kabllimit;
• Montimi i kutive shpërndarëse me madhësi të ndryshme përbrenda objekteve të banimit dhe sipas nevojës;
• Shpimi i vrimave për hyrjen me kabllo në brendësi të ndërtesave, pusetave etj;

Kualifikimi dhe përvoja:
• Së paku një (1) vit përvojë pune në shtrirjen dhe tërheqjen e kabllove (optike, koaksiale, bakrit, UTP/STP/SFTP etj.) në shtylla të betonit dhe drurit, në ndërtesa të banimit, dhe në ndërtesa afariste ( e dokumentuar);
• Diplomë e shkollës së mesme profesionale në drejtimin “Teknik i Energjetikës“ ose “ Teknik i Komunikacionit“ (e preferueshme);
• Eksperiencë në ndërtim dhe mirëmbajtje të rrjetave kabllore (e preferueshme);
• Patent shofer, kategoria “B”;
• Njohja e gjuhës serbo-kroate në nivel fillestar (e preferueshme) ;
• Njohja e gjuhës gjermane ne nivel fillestar (e preferueshme);

Të interesuarit mund ta dergojne CV-në e tyre në e-mail adresën: [email protected]
Data e fundit e aplikimit : 20.08.2021